Gazeta Si – Një 40 vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje. Sipas policisë në kuadër të operacionit të koduar “Brryli”, është bërë I mundur ndalimi i 40 vjeçarit të cilit në makinë dhe në banesë i janë gjetur droga të forta, armë zjarri, armë të ftohta dhe sende të kundërligjshme.
Ndalimi i tij është bërë në bulevardin “Bajram Curri”, pas shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin, në të cilin kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, 1 thikë dhe 1 palë dylbi.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 pushkë pneumatike, 1 armë zjarri pistoletë, 1 dorezë me mekanizëm si pistoletë për të realizuar qitje, 1 shënjestër optike, 1 thikë dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




