Gazeta Si – Dritan Ferrunaj, 42 vjeç, është arrestuar në portin e Durrësit, pasi gjatë kontrollit iu gjet kokainë, armë dhe para të padeklaruara.
Teksa tentonte të hynte në Shqipëri, Ferrunaj iu nënshtrua një kontrolli fizik dhe në çantën marsup që mbante iu gjetën dhe sekuestruan disa bizhuteri prej floriri si dhe një sasi prej 92 gramësh kokainë.
Më tej gjatë kontrollit të çantës së tij të shpinës, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë me 5 krehra dhe 29 mijë euro të padeklaruara. 42 vjeçari me banim në Vlorë u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndojnë një sërë veprash penale si:
“Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



