Futboll

Drogba i thur elozhe Salah: Më vjen të qaj, do më thyejë të gjitha rekordet

Ish-legjenda e Çelsit, Didier Drogba, ka folur për ish-shokun e skuadrës, Mohamed Salah, që tani luan për Liverpulin. Për kanalin egjiptian “Mehwar TV”, ish-sulmuesi i famshëm nga Bregu i Flidishtë ka thënë:

“Më vjen të qaj, nëse vazhdon kështu, Salah do të thyejë të gjitha rekordet që kam vendosur unë. Jam i lumtur për të, është një futbollist i madh. Çfarë nuk ka funksionuar te Çelsi për të? Nuk e di, cilësitë e tij ishin të dukshme, por në atë skuadër nuk ishte e lehtë të luaje.

Mohamed Salah. Gazeta Si, 23 nentor 2021

Mendoj se kishte nevojë për më shumë kohë, ishte shumë i ri në atë kohë, ndaj dhe them se ndoshta nuk ishte ende i pjekur, siç është tani. Salah është një nga më të mirët në botë dhe te Liverpuli bën diferencën”.

Sulmuesi egjiptian pati një ekseriencë të shkurtër te Çelsi, ku nuk mundi të linte gjurmë dhe më pas u huazua në Itali, ndërsa me rikthimin në Premier Ligë, me fanellën e Liverpulit, ai ka qenë krejtësisht ndryshe. Salah është një nga liderat e skuadrës së trajnerit Jurgen Klop.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë