Treg

Drithëra dhe energji njëkohësisht: Serbia do të ndërtojë parkun e parë agrosolar

park

Serbia është vendi i parë në rajonin e Ballkanit që do të zhvillojë një park agrosolar për prodhimin e energjisë.

Që nga emri, një park agrosolar përfshin prodhimin e drithërave dhe gjenerimin e energjisë solarë në të njëjtën kohë dhe vend.

Kapaciteti është planifikuar në 660 MV, duke e bërë atë centralin më të madh solar në Europë. Momentalisht më i madhi është në Spanjë, me kapacitet 500 MV. Por Franca ka paralajmëruar një park me kapacitet prodhimi 1.000 MV dhe Kroacia me 950 MV.

Investimi do të kushtojë 340 milionë euro.

Marrëveshja u nënshkrua nga Fintel Energija dhe MK Group, drejtuar nga PowerChina.

Takimi midis Fintel Energija, MK Group dhe PowerChina

Tiziano Giovannetti, drejtues i Fintel Energija, tha se një park diellor pilot 50 kilovat, i cili do të fillojë punë në tre muajt e ardhshëm, është një hap shumë i rëndësishëm. Projekti Agrosolar, sipas tij, do të shtrihet në 770 hektarë në komunën e Kulës, Serbi. Termocentrali diellor do të ketë një kapacitet prej 660 MV, dhe prodhimi vjetor i planifikuar i energjisë së gjelbër është rreth 832 GVh, mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e rreth 200.000 familjeve.

Kula, Beograd, Serbi

Kështu, Serbia i afrohet qëllimit për të arrirë të paktën 40% të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme deri në 2040-n.

Projekti do të sjellë risi të mëtejshme në sektorin energjetik serb, pasi në fazën e dytë do të ndërtohet një central për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër me energji nga një termocentral diellor. Krahas hidrogjenit të gjelbër, kjo teknologji do të mundësojë prodhimin e 300 tonë pleh mineral ure në ditë, i përftuar në mënyrë krejtësisht natyrale. /BalkanEnergyNews/ Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë