Shkencëtarët e Oksfordit po synojnë të zhvillojnë një vaksinë për njerëzit me një gjendje gjenetike që rrit rrezikun e tyre për disa lloje të kancerit, e quajtur ndryshe sindroma “Lynch”.
Sindroma Lynch shkaktohet nga një mutacion në gjenin që rregullon gabimet në ADN kur kopjohet, gjë që mund të çojë në rritjen e pakontrolluar të qelizave.
Njerëzit me këtë gjendje kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit të zorrëve, mitrës dhe vezoreve.
“Ndërsa puna jonë është në fillimet e saj, ne jemi të ngazëllyer nga prespektiva e një vaksine që mund të përdoret potencialisht për të parandaluar llojet e shumta të kancerit që zakonisht ndodhin te njerëzit me këtë sindromë. Qëllimi ynë është që të ofrojmë përmirësime të prekshme në mbijetesë,” tha profesori Simon Leedham.
Shumë raste çdo vit të kancerit të zorrëve shkaktohen nga sindroma “Lynch”, kjo gjendje mendohet që të rrisë rrezikun e sëmundjes gjatë gjithë jetës me rreth 80%.
Studiuesit e Universitetit të Oksfordit janë shprehur se në bazë të studimit të bërë mund të jenë në gjendje që të krijojnë një vaksinë e cila mëson sistemin imunitar të dikujt me këtë çrregullim, që të njohë dhe të shkatërrojë qelizat përpara se ato të shndërrohen në masë tumorale.
Si pjesë e projektit të njohur si “LynchVax”, shkencëtarët do të analizojnë qelizat nga pacientët me sindromën “Lynch” që po tregojnë shenja të kancerit.
Ata do të përdorin gjetjet e tyre për të përcaktuar se cilat pjesë të një qelize para-kancerogjene mund të sulmohen nga sistemi imunitar dhe nëse një qasje vaksine ka të ngjarë të funksionojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




