Futboll

Copenhagen i fortë, Drita eleminohet në shtëpi

Nga Gazeta Si – Kampionët e Kosovës u mundën edhe ndeshjen e dytë në turin e dytë kualifikues në UEFA Champions League. Danezët e Copenhagen konfirmuan forcën dhe eksperiencën në kompeticion me rezultatin e përgjithshëm, 3-0 pas dy ndeshjeve. Në Prishtinë ata shënuan me Cornelius në 42′ ndërsa Drita kishte mbetur nga 27′ me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq që mori Balaj. Tani Drita do të zbresë në UEFA Europa League ku do të luajë me humbësen e çiftit FCSB-Shkëndija.

Drita provon të përmbysë Copenhagen në Prishtinë

Nga Gazeta Si – Eleminimi i Differdange i dha mundësi Dritës të kualifikohet në raundin e dytë të Champions League ndaj Copenhagen (e zakonshme në këtë kompeticion).

Kampionia e Kosovës ja doli të rezistonte për një pjesë të mirë në ndeshjen e parë. Por skuadra e  Zekirija Ramadani-t u dorëzua pas dy 11 metërshave pas pushimit që u shndërruan në gol nga Magnus Mattsson (që u fut nga stoli).

Mgjs ishin në pozita mbrojtëse ndaj Copenhagen, dardanët ja dolën të rregjistronin 8 gjuajtje që duken një shenjë e mirë për ndeshjen e kthimit.

Drita shpreson edhe në faktorin fushë ku ka fituar 15 nga 17 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, mgjs jo ndaj rivalësh të kalibrit të Copenhagen.

Edhe nëse nuk ja del të kualifikohet në raundin e 3 të Champions League, Drita do të vazhdojë të luajë në Evropë, duke zbritur në raundin e 3 të Europa League.

Thënë kjo, shanset që kampionia në fuqi dhe 4 herë fituesja e titullit në Kosovë, të mbërrijë në fazën e grupeve (probabiliteti Conference League) janë të mëdha.

  • Formacionet e mundshme:
    Drita: Maloku; Be. Krasniqi, Beytulai, Mesa, Ovouka; Broja; Balaj, Dabiqaj, Limaj, Tusha; Manaj
    Copenhagen: Kotarski; Zague, Garananga, Pereira, Meling; Larsson, Delaney, Clem, Elyounoussi; Cornelius, Mattsson

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë