Futboll

Prokuroria kërkon heqjen e 9 pikëve për Juventusin, rihapet procesi

Gazeta Si – Trupa e Apelit ka vendosur ta rihapë procenin sportiv të plusvalencave, pas dokumenteve të reja të hetimit ‘Prisma’. Kjo trupë pra pranuar kërkesën e paraqitur nga Prokuroria Federatës Italiane të Futbollit. Sanksione do të ketë vetëm për Juventusin dhe drejtuesit e tij, jo për klubet e tjera që ishin përfshirë në cështje.

Prokurori Kiné, gjatë audiencës së Trupës së Apelit për rihapjen e çështjes së plusvalencave, kishte kërkuar një ndëshkim me 9 pikë për Juventusin në renditjen e kampionatit aktual. Duke parë rëndësinë e fakteve të kontestuara dhe impaktin nga pikëpamja sportive në kampionate, kërkesa e Kine është vërtet e rëndë, sepse e nxjerr Juventusin jashtë Europës.

Juventusi në stërvitje Gazeta Si, 20 janar 2023

Prokurori kishte kërkuar edhe ndalimin për 20 muaj e 10 ditë të Paratiçit, 16 muaj të Anjelit, 12 muaj të Nedved, Garimbertit dhe Arrivabenes, si dhe 10 muaj e 20 ditë të Kerubininit. Sanksionet për Juventusin janë shtuar pas zbulimit të dokumenteve të reja.

Klubi torinez ka paraqitur një mbrojtje, linja e së cilës është e njohur nga komunikata e 22 dhjetorit, kur Juventusi thoshte me bindje se do të tregonte korrektësinë e veprimeve të tij. Tani pritet të mësohet se cilat do të jenë sanksionet e reja ndaj klubit bardhezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë