Gazeta Si – Drejtuesi i një prej makinave që është përplasur në aksidentin që ndodhi në Tiranë me autobusi i linjës së Unazës, thotë se urbani ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Ai është shprehur se autobusi e ka goditur nga mbrapa dhe pohon se nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur nëse ai nuk do të kishte frenuar në momentin kur është goditur nga autobusi.
“Quhem Ilir, isha vetëm në automjet. Nuk di si të jua them çfarë ndodhi. Ndodhi shumë shpejt, dëgjova zhurma, isha me semafor të kuq i ndaluar. Autobusi më goditi nga pas, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur po të mos kisha frenuar, – tregon ai për mediat në vendngjarje. – Nuk kishte makina para meje. Unë mbaj mend që zhurmat erdhën nga mbrapa. Autobusi ishte në ecje, ishte shpejt”.


Sipas tij, në “momentin e goditjes dolëm dhe mora pak veten, sepse nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Mesa pashë unë kishte shumë njerëz të lënduar. Shërbimi i urgjencës erdhi. Shoferi i autobusit ishte i tronditur, ishte tek të 60-at. Ai ishte i shokuar”.
Autoritetet kanë njoftuar se nga aksidenti i autobusit, ku u përfshinë edhe 9 mjete të tjera, ka 6 persona të plagosur.
Të plagosurit, 3 prej tyre shoferë, ndodhen në Spitalin e Traumës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Dyshimet janë se autobusi i linjës së urbanit ka qenë me shpejtësi, edhe pse ende nuk ka një version zyrtar të autoriteteve për dinamikën e aksidentit.
Dyshohet se edhe makinat e tjera të përfshira në aksident kanë qenë me shpejtësi, duke mos shmangur dot përplajen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




