Taksa

Drejtoria e Tatimeve-bizneseve: Merrni certifikatën elektronike para 1 korrikut

Drejtoria e Përgjithshme  e Tatimeve u ka bërë thirrje bizneseve që do të jenë pjesë e fiskalizimit, të aplikojnë për tu pajisur me certifikatën elektronike për transaksionet pa para në dorë deri në fund të qershorit 2021.

Efektet e fiskalizimit, lidhur me certifikatën elektronike që synon pagesat elektronike dhe jo cash,  nisin me 1 korrik dhe shërben për të përdorur portalin Fatura Elektronike. Certifikata merret nga AKSHI për 3 ditë dhe vlen për 1 vit aktivitet, për vetëm 4.000 lekë në vit.

Aplikimi për tu pajisur me certifikatën elektronike nuk kërkon asnjë dokumentacion, thjesht plotësimin e kërkesave në formularin e e-albania.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë