Drejtësia

Drejtori i Ujësjellësit në Elbasan shkon në SPAK pak ditë pas kontrollit të BKH në banesë

Gazeta Si – Drejtori i Ujësjellësit Elbasan, Luan Tabaku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), këtë të mërkurë.

Pak ditë më parë agjentët e BKH i bënë kontrolle në banesën e tij në kuadër të disa kontrolleve të zhvilluara në një firmë që dyshohej se kishte lidhje me të shumëkërkuarën e drejtësisë, Suel Çela.

Hetimet e SPAK po kryhen në kuadër të dyshimeve për shkelje në tendera publikë nga kompani të lidhura me Suel Çelën.

Burime paraprake konfirmojnë se Tabaku është thirrur në SPAK si person në dijeni lidhur me procedimin penal që po hetohet dosja e Suel Çelës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë