Drejtori i përgjithshëm Tedros Ghrebreyesus tha se Komiteti Teknik i OBSH-së, “rekomandoi përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme të COVID dhe unë i pranova”.
Gjendja e emergjencës ndërkombëtare shëndetësore u shpall më 30 janar 2020.
“Ky është një moment për të festuar – tha Ghebreyesus – por është gjithashtu një moment për të reflektuar. Ideja e kërcënimit të mundshëm të pandemive të tjera duhet të mbetet.
Tani kemi mjete dhe teknologji për t’u përgatitur më mirë për pandemitë dhe për t’i njohur ato më shpejt, por globalisht mungesa e koordinimit mund t’i dëmtojë këto mjete. Kanë humbur jetë që nuk ishin menduar të humbeshin, ne u premtojmë fëmijëve dhe nipërve tanë se nuk do të bëjmë më kurrë të njëjtat gabime”
“Që nga fillimi i pandemisë, jashtë Kinës – shtoi drejtori i OBSH-së – kishte rreth 100 raste me Covid-19 dhe nuk u deklarua asnjë vdekje. Në tre vite që nga koha kur bota është kthyer përmbys: rreth 7 milionë vdekje janë raportuar nga OBSH, por ne e dimë se vlerësimi është shumë herë më i madh, i barabartë me të paktën 20 milionë vdekje”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




