Politike

Drejtori i kabinetit të Metës: Situata me Covid-19, alarmante, shpërndani fletushka për informim

Drejtori i kabinetit të Presidentit Ilir Meta, Edmond Panariti e shikon alarmante përhapjen e Covid-19. Sipas tij, qeveria duhet të ndryshojë strategji.  

“Në vend të ‘show’ forcës nxitoni të ndihmoni dhe sqaroni njerëzit e infektuar si duhet të veprojnë, ku duhet të drejtohen, çfarë duhet të përdorin në fillim të shenjave të Covid, por edhe më pas nëse situata nuk përmirësohet? Si duhet të veprojnë diabetikët? Si duhet të veprojnë të sëmurët me koronare dhe kardiopatët? E kështu me radhë. Si duhet të veprojnë gratë shtatzëna? Si duhet të veprojnë gratë me fëmijë në gji?”, shkruan Panariti. Cila është zgjidhja sipas tij?

“Shpërndani fletushka me udhëzime më çdo shtëpi, konsultore dhe ambulancë.. Njerëzit janë të hutuar, janë në panik nuk dinë çfarë të përdorin dhe mos të përdorin.. Sepse ka konfuzion, nuk ka protokoll, nuk ka transparencë dhe për rrjedhojë ka abuzim.

Dikush të thotë merr këtë, tjetri merr atë, tjetri mos merr asnjërën..

Sepse nuk ka një orientim, nuk ka një protokoll, nuk ka një plan dhe nuk ka një vijë, prandaj nuk kemi asgjë në vijë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë