Futboll

Drejtori i Interit vjen në Tiranë, Auzilio merr pjesë në kursin e drejtorëve sportivë

Gazeta Si – Në kursin për drejtor sportiv që organizohet nga FSHF këtë herë do të ketë edhe një surprizë të bukur. I pranishëm do të jetë edhe drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio.

Kursi ka nisur prej datës 13 shtator dhe do të përfundojë më 10 tetor. Në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave për këtë edicion do të jetë i ftuar special edhe drejtori sportiv i Interit.

Auzilio është një emër shumë i njohur tashmë në futbollin italian. Ai ka një karrierë të pasur si drejtor sportiv dhe do të ndajë me pjesëmarrësit eksperiencën e tij në lidhje me punën që kryen në përditshmëri.

Auzilio është pjesë e Interit si drejtor sportiv prej shkurtit të vitit 2014. Që në fillim ai fitoi çmimin e drejtorit sportiv më të mirë të Serisë A, në edicionin 2014-2015.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë