Gazeta Si – Një histori interesante vjen nga Turqia, me protagonist kryesorë dy emra të njohur të futbollit botëror. Fernando Muslera dhe Fatih Terim, portieri uruguaijan dhe trajneri turk, kanë përjetuar një aventurë të pakëndshme.
Të dy janë mashtruar nga një drejtoreshë banke turke, që u ka zhvatur miliona dollarë. Sipas mediave turke, portieri i Gallatasarajit, me një të kaluar te Lacio, ka denoncuar Seçil Erzan, drejtorin e një filiali të ‘Denizbank’, me seli në Stamboll, pasi e kishte bindur të investonte 1.2 milionë dollarë në një fond investimi, që ia kishte përcaktuar si “shumë fitimprurës”.

Dollarët e premtuar nuk erdhën kurrë. Portieri arriti të rikuperonte vetëm 700 mijë dollarë, ndërsa pjesa tjetër është tërhequr nga fondi.
Përveç Muslerës, flitet për shumë futbollistë të tjerë të përfshirë. Në këtë histori ka përfunduar edhe ish-trajneri i Turqisë, Gallatasarajit dhe Milanit, Fatih Terim. Autoritetet turke kanë nisur hetimet, me Seçil Erzan dhe tre persona të tjera të akuzuar që tashmë janë arrestuar. Bëhet fjalë për një dëm prej 80 milionë dollarësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




