Drejtori i bankës Goldman Sachs në Londër la punën pasi fitoi një shumë të madhe parash nga një investim i bërë në kriptomonedha.
Aziz McMahon iku nga puna pasi fitoi miliona paund në një bast me monedhën digjitale ether. Kolegët e McMahon thonë se ish-drejtori mori në dorë 10 milionë paund të thata.
Një pjesë tjetër thotë se ai kishte investuar në Dogecoin, kriptomonedha e Elon Musk që u rrit brenda 24 orëve pasi Musk la pas Bitcoin.
As banka dhe as vetë McMahon nuk pranuan të komentonin më tej, por vetëm pranuan se lajmi është i vertetë.
Thuhet se ish-drejtori ka krijuar tashmë një fond mbrojtës si investitor aktiv në ether.
Ether u rrit me 400% vetëm 4 muajt e parë të vitit 2021 dhe momentalisht luhatet rreth vlerës 3.8 mijë dollarë për monedhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



