Gazeta Si - Një punonjëse e policsë në Korçë, me iniciale L.L., është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi kishte shkaktuar një aksident automobilistik.
Mësohet se punonjësja e policisë, duke drejtuar automjetin jashtë orarit të shërbimit, doli nga rruga dhe u përplas me nëj shtyllë.
Aksidenti ka ndodhur të martën rreth orës 4 të mëngjesit. Pasi policia mbërriti në vendin e aksidentit për kryerjen e procedurave, rezultoi se punonjësja e policisë (jashtë shërbimit me mjetin në pronësi të saj) ka qenë në gjendje të dehur mbi normat e lejuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.