Ka ndodhur

Drejtonin automjetin në gjendje të dehur si adoleshentë, Policia e Fierit arreston dy 61 vjeçarë

Nga Gazeta ‘Si’- Policia Rrugore në Fier ka arrestuar dy shtetas pasi po drejtonin automjetin në gjendje të dehur.

Blutë njoftuan se është arrestuar 61 vjeçari me iniciale V.P pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale.

Gjithashtë kanë arrestuar një tjetër 61 vjeçar. Z.B, banues në Lushnje u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Policia njoftoi se gjithashtu ka referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-I. A., 67 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë një shtetas;

-L. G., 38 vjeç, banues në fshatin Belinë, pasi duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me një automjet tjetër. Nga përplasja është dëmtuar lehtë një shtetas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë