Drejtësia

Drejtoi mjetin në gjendje të dehur, SPAK çon për gjykim deputetin e PD, Qani Xhafa

Gazeta Si – SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen hetimore për deputetin e PD, Qani Xhafa.

Ligjvënësi në mars të vitit 2023 në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, u përfshi në një aksident rrugor në bulevardin “Qemal Stafa” të Elbasanit.

Deputeti Xhafa dyshohet se ishte në gjendje të dehur duke drejtuar automjetin e tij dhe u aksidentua duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor.

SPAK e akuzon deputetin për ‘Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë