Kosova

‘Drejtësi, jo politikë’- Prishtina jehon për çlirimtarët (foto, video)

Nga Gazeta ‘Si’- 18-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, e gjeti Kosovën mes festës dhe protestës, ndërsa 4 ish-krerët e UÇK-së po presin dënimin nga Gjykata e Hagës.

Sheshi “Skëndërbeu” u mbush me mijëra shqiptarë nga të gjithë trevat, me flamujt e Kosovës, Shqipërisë, UÇK-së dhe thirrjet “drejtësi, jo politikë” për çlirimtarët.

Prishtina dhuroi pamje madhështore. Numri i pjesëmarrësve në protestë raportohet të ishte rreth 250 mijë. Tubimi bashkoi politikën në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Për herë të parë u shfaq edhe Presidentja Vjosa Osmani, e cila u pa krah kreut të grupit të PS, Taulant Balla dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

18 vite më parë, Hashim Thaçi shkroi historinë duke e shpallur Kosovën shtet të pavarur. Por, sot në shesh, drejtësi për të atin kërkonte i biri, Endriti.

Turma zuri hapësirën qendrore të kryeqytetit, ndërsa pjesëmarrësit mbajtën flamuj dhe pankarta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokurorët në Hagë kanë kërkuar në total 180 vite burg, përkatësisht 45 për secilin, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë