Analize

Drejt Luftës së Tretë të Gjirit

Pas vendimit të Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin, është koha që pjesa tjetër e Lindjës së Mesme të fillojë të mendojë për pasojat e “Luftës së Tretë e Gjiri”t. Bazuar në 16 vitet e fundit të përvojës amerikane në Lindjen e Mesme të Madhe, nuk do të jenë të bukura.

“New York Times” raportoi pak kohë më parë se Forcat Speciale të Ushtrisë amerikane ndihmuan fshehurazi ushtrinë arabe kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani. Kjo ishte shenja e fundit që tregoi se Uashingtoni po përgatitej për mundësinë e një tjetër lufte ndërshtetërore në rajonin e Gjirit Persik. Dy luftërat e para të Gjirit, operacioni “Desert Storm” (beteja e vitit 1990 për të përzënë forcat irakiane nga Kuvajti) dhe pushtimi i Irakut i vitit 2003, përfunduan në "fitoret" amerikane. Ashtu si dy betejat e para të Gjirit, e treta mund të përfshijë përleshjet intensive midis forcave amerikane dhe atyre iraniane. Edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë luftuar me ISIS -in  dhe entitete të tjera terroriste në Lindjen e Mesme dhe në vende të tjera gjatë viteve të fundit, një luftë e tillë nuk ka të bëjë me një shtet të vendosur për të mbrojtur territorin e saj, por me një shtet që zotëron forca të armatosura profesionale që kanë vullnetin dhe mjetet, për të luftuar sistemet kryesore të armëve amerikane.

Një Lufta e Tretë  në Gjir do të dallonte nga konfliktet e kohëve të fundit në Lindjen e Mesme nga shtrirja e luftimeve dhe numri i aktorëve kryesorë që mund të përfshiheshin. Në të gjitha gjasat, fusha e betejës do të shtrihej në brigjet e Mesdheut, ku Libani do të ndeshej me Izraelin. Pjesëmarrësit mund të përfshijnë, nga njëra anë, Iranin, regjimin e Bashar al-Assad në Siri, Hezbollahun në Liban, dhe milicitë shia në Irak dhe Jemen dhe nga ana tjetër do të ishin të pozicionuar Izraeli, Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA). Nëse luftimet në Siri do të dilnin jashtë kufijve, mund të përfshiheshin madje edhe forcat ruse.

Të gjitha këto forca janë pajisur me armatimet më moderne në vitet e fundit, duke siguruar se çdo luftim do të jetë intensiv, i përgjakshëm dhe shkatërrues. Irani ka marrë një mori armësh moderne nga Rusia dhe posedon industrinë e saj të armëve. Nga ana tjetër, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë prej kohësh blerësit kryesorë të armatimeve të sofistikuara amerikane dhe Presidenti Trump ka premtuar se do t'i furnizojë këto vende me shumë më të tjera armë.

Kjo do të thotë se, nëse nxitet, Lufta e Tretë e Gjirit mund të përshkallëzohet shpejt dhe pa dyshim do të gjenerojë një numër të madh viktimashh civile dhe ushtarake. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të përpiqen të shkatërrojnë aftësitë luftarake të Iranit, një detyrë që do të kërkonte sulme të shumta të ajrore dhe raketore duke bërë që disa prej të tyre të shkatërronin edhe bazat në zonat me popullsi të dendur. Irani dhe aleatët e tij do të përpiqeshin të reagonin duke sulmuar bazat ushtarake në Izrael dhe në Arabinë Saudite, duke përfshirë qytetet dhe bazat e naftës.

Është e pamundur të parashikohet se ku do të çonte një luftë e tillë, por historia e shekullit të njëzet e një na sugjeron se asgjë nuk do të ndodhë sipas planeve të përcaktuara me kujdes nga gjeneralët dhe komandantët, dhe se mesiguri nuk do të përfundojë aspak ose mirë.

Pra, përse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në rajon po shkojnë drejt një tjetër lufte të madhe në Gjirin Persik? Pse tani?

Impulsi gjeopolitik

Dy luftërat e para të Gjirit u nxitën nga gjeopolitika e naftës. Pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shtetet e Bashkuara u bënë gjithnjë e më të varura nga burimet e importuara të naftës, ajo u afrua gjithnjë e më shumë më Arabinë Saudite, prodhuesja kryesore e naftës në botë. Në janar të vitit 1980, SHBA u zotua për herë të parë se do të përdorte forcën, nëse do të ishte e nevojshme, për të parandaluar ndërprerjen e tubacioneve së naftës nga Arabia Saudite nëpër shtetet e tjera të Gjirit. Ronald Reagan, presidenti i pare amerikan që zbatoi këtë doktrinë, autorizoi mbrojtjen e naftëmbajtësve të Arabisë Saudite dhe Kuvajtit gjatë luftës tetëvjeçare Iran-Irak që filloi në vitin 1980. Kur iranianët kërcënuan çisternat, anijet amerikane u , hodhën në mbrojtje, duke shkaktuar një sërë incidentesh që përfaqësonin përplasjet e para ushtarake midis SHBA dhe Iranit.

Gjeopolitika e naftës ishte gjithashtu një nga arsyet që çoi në vendimin e SHBA-së për të ndërhyrë në Luftën e Parë të Gjirit, kur forcat irakiane pushtuan Kuvajtin në gusht të vitit 1990 dhe u shfaqën të gatshëm për të pushtuar Arabinë Saudite, Presidenti George H.Ë. Bush njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të dërgonin forca për të mbrojtur mbretërinë saudite.

"Vendi ynë importon pothuajse gjysmën e naftës dhe mund të përballet me një kërcënim të madh. Pavarësia sovrane e Arabisë Saudite është me interes jetik për Shtetet e Bashkuara”, deklaroi Bush.

Gjeopolitika e naftës ishte gjithashtu pjesë e strategjisë së Amerikës për të ndërhyrë në Irak, në mars të vitit 2003. Anëtarët e rrethit të brendshëm të Presidentit Bush, veçanërishta Dick Cheney, argumentuan se sundimtari i Irakut Saddam Hussein përbënte një kërcënim për sigurinë e tubacioneve të naftës në Gjirin Persik dhe duhej të eliminohej.

Sot, nafta zë një vend më pak të rëndësishëm, në gjeopolitikën e Gjirit Persik, pasi një serë çështje të tjera janë vendosur në krye të agjendës. Rëndësinë më të madhe e ka marrë lufta për dominimin rajonal midis Iranit dhe Arabisë Saudite. Për të komplikuar gjërat, Presidenti Trump, nuk e ka fshehur antipatinë e thellë ndaj iranianëve dhe ka zgjedhur të bashkohet me ligën e madhe saudite, së bashku me Izraelin. Rezultati, siç sugjerohet nga historiani ushtarak Andre Bacevich, është formini i  një aleance mes Arabisëë Sudite, Amerikës dbe Izraelit, duke ndryshuar njëherë e përgjithmonë marrëdhëniet strategjike të SHBA-së në rajon.

Benjamin Netanjahu është nderë gjithnjë i rrezikuar ndaj ambicieve iraniane në rajon dhe ka paralajmëruar veprime ushtarake kundër çdo lëvizjeje që do të dëmtonte sigurinë e Izraelit, Tani, krah Trump dhe Princit të kurorës së Arabsië Sudite, ai ka aleatët e ëndrrave të tij.

Netanjahu po luan një rol të madh në nxitjen e rajonit tashmë të gjymtuar drejt një lufte që mund ta shkatërrojë më tej, të çojë në formimin e më shumë grupeve terroriste (dhe civilëve të terrorizuar), dhe të çojë drejt një konflikti global.

Përgatitja për Luftën

Duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje fjalëve të Netanjahut në Uashington dhe atyre të Donald Trump në Riad.  Më shumë se sa retorikë politike, ato janë profeci e zymtë, për të cilën ka gjasa të dëgjojmë më shumë në muajt në vijim, kur pritet të përhapet edhe më tej lufta gjeopolitike për kontrollin e rajonit më të madh të Gjirit Persik, me të gjitha pasuritë e tij.

Askush nuk mund të thotë me siguri nëse këto aleanca të fuqishme do të nxisin një luftë të re shkatërruese ose një seri luftrash në Lindjen e Mesme. Një shpërthim i papritur i konfliktit në Gadishullin Korean nëse bisedimet e Presidentit Trump me Kim Jong-un dështojnë, një krizë të re me Rusinë apo një krizë ekonomike globale, mund ta kthejë vëmendjen diku tjetër, duke ulur rëndësinë e përplasjeve gjeopolitike në Gjirin Persik. Liderët e rinj, në cilindo nga vendet kyçe mund të sjellin gjithashtu një ndryshim të madh. Netanjahu, për shembull, është në rrezik të humbasë pushtetin për shkak të një hetimi të vazhdueshëm policor për korrupsion.

Megjithatë, rruga drejt Luftës të Tretë të Gjirit duket e hapur./Global Geopolitics/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë