Futboll

Drejt derbit/ ‘San Siro’, stadiumi me më shumë tifozë në Europë për 2022/2023

Gazeta Si – Dy klubet e Milanos kanë pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të tifozëve. ‘Meazza’ tashmë është kthyer në një ‘vullkan’ për çdo ndeshje.

Milani dhe Interi kanë qenë respektivisht skuadra e 4-t dhe e 3-të në Europë për numrin e tifozëve në stadium gjatë sezonit 2022/2023: 1.97 milionë për zikaltrit dhe 1.86 milionë për kuqezinjtë. Së bashkua e kanë bërë ‘San Siron’ stadiumin më të frekuentuar të sezonit në gjithë kontinentin.

Dy skuadrat e para në këtë klasifikim, sipas ‘Report Uefa’ për tifozët 2022/2023, janë Mançester Junajtid dhe Barcelona, me 2.5 milionë dhe 2.3 milionë respektivisht. Në vend të 6-të renditet Roma, me 1.78 milionë tifozë.

Në krahasimin direkt mes dy skuadrave të Milanos, Interi ka pasur më shumë tifozë në Kupën e Italisë, 165 mijë, dhe në Serinë A 1.37 milionë, kurse Milani ka pasur më shumë në Champions, 435 mijë. Skuadra e Piolit ka pasur 1.36 milionë tifozë në Serinë A dhe 58 mijë në Kupën e Italisë. Në Champions janë 428 mijë tifozët për Interin.

Numra që tregojnë qartë se si dy skuadrat, pas vitesh të vështira, kanë arritur të fitojnë sërish tifozët, duke shkuar në nivele pjesëmarrjeje që kalojnë edhe ato të periudhave më të mira në histori. Sezoni 23/24 duket në të njëjtin trend, siç tregojnë ndeshjet e para të dy klubeve lombarde, gjithmonë mbi 70 mijë spektatorë në shtëpi, pavarësisht kundërshtarit.

Deri i kësaj fundjave me siguri është ‘sold out’-i i radhës, që do të bashkojë gjithë qytetin për 90 minuta të zjarrta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë