Futboll

Dramë në ‘Maradona’, gjendet një tifoz i vdekur pas ndeshjes Napoli-Milan

Gazeta Si – Një ngjarje dramatike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Napoli. Një tifoz 42-vjeçar është gjendur i vdekur pranë stadiumit ‘Maradona’, pas ndeshjes mes Napolit dhe Milanit.

Ai është gjetur i pajetë në zonën e një parkimi të braktisur pranë sektorit të tifozëve miq, që u takonte atyre të Milanit. Personi, sipas ‘La Repubblica’, duhet të ketë rënë nga një lartësi prej rreth 20 metrash, në tentativë për të shkuar në shkallët e stadiumit jo nga hyrjet përkatëse.

Policia është duke punuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë. Tifozi që humbi jetën shoqërohej nga një mik i tij mbrëmjen e së dielës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë