Rëndësia e defibrilatorit në fushë? Për informacion pyesni David Ginola. Ish-ylli i Tottenham dhe Newcastle United i detyrohet jetën e tij këtij mjeti të urgjencës, që i dha mundësinë të qëndronte në jetë, pavarësisht atakut kardiak.
Drama tregohet në detaje për The Chronicle. Ginola ishte klinikisht i vdekur për tetë minuta, pas një sulmi në zemër, gjatë në një ndeshje bamirësie futbolli në maj 2016. Nëse ai është akoma gjallë, është se defibrilatori mbajti funksionet e trurit aktiv. Ginola flet për këtë përvojë: “Ndjeva se, isha i zhdukur dhe më pas u rrëzova në tokë. Ishte një situatë shumë e frikshme, sepse nuk kishte paralajmërime, asnjë alarm”. Francezi, gjithashtu, kishte ndaluar frymëmarrjen dhe kishte gëlltitur gjuhën e tij: “Dikush në fushën e futbollit, fal Zotit, ishte në gjendje të kryente CPR, por nga pesëmbëdhjetë njerëz të pranishëm, vetëm dy dinin ta bënin.”.

Arsyeja pse francezi, siç raportohet nga “The Sun”, ka vlerësuar iniciativën e shkollave angleze për të mësuar “ringjalljen”, pa harruar nevojën për të pasur një defibrillator gjatë ndeshjeve të futbollit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




