Mbrojtësi i Holandës, Dalei Blind, ka pësuar më parë një arrest kardiak në fushë, megjithatë ia ka dalë të luajë sërish futboll në nivele të larta. I intervistuar nga “Mirror”, ai ka dashur t’i japë një mesazh shprese Kristian Eriksenit: "Ato pamje në Kopenhagen, ku Kristiani ishte i shtrirë në fushë, patën një impatk të fortë tek unë. Ishin pamje shumë të njohura për mua, ishte sërish aq reale dhe përjetova emocione të forta", - ka thënë Blind.
“Duhej të kaloja një pengesë të fortë mentale para se të luaja ditën tjetër me Holandën ndeshjen e parë në grup. I kalova ato emocione. Kur më ndodhi mua, e gjitha bota e futbollit thoshte se isha i mbaruar si lojtar, se nuk do të mund të luaja përsëri. Shikoni ku jam sot, ndaj dhe u them të gjithëve: Lëreni të qetë Kristianin!
Ndihesha gati, ndihesha në vendim tim dhe u riktheva të luaja sapo mjekët e Ajaksit më dhanë “ok”-in për ta bërë këtë gjë. Nuk kishte asnjë arsye pse të mos luaja sërish në nivele të larta. Më e rëndësishmja është që të ndihesh i lirë në mendje. Nuk kisha frikë. Isha jashtëzakonisht i lumtur që do të më lejohej të bëja sërish pjesë në skuadër dhe të luajë sërish”, - ka theksuar më tej mbrojtësi titullar i Holandës.
Blind është një ndër lojtarët më të njohur që kanë pësuar arrest kardiak dhe që ashtu si Eriksen, ka bërë një operacion për të instaluar një defibrilator në trup.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.