Ekonomi

Drama e blegtorisë në vend/ Në një vit ‘u zhdukën’ 890 mijë krerë dele. Bie ndjeshëm prodhimi i qumështit

Nga Gazeta 'SI' - Blegtoria në vend ka pësuar një rënie dramatike gjatë vitit 2023.

Sipas shifrave të INSTAT, në 2023-shin numri i gjedhëve regjistrohet në 263 mijë, me një rënie me rreth 35 mijë krerë nga 2022-shi.

Numri i të imtave në fund të vitit 2023 regjistrohet në afro 1.84 milionë krerë, me një rënie prej afro 250, por drama më e madhe ka ndodhur me delet, të cilat janë pakësuar me 890 mijë krerë.

Nga ana tjetër, numri i shpendëve është rritur me 200 mijë krerë, duke arritur në 7 mln në rang vendi.

Bletaria ka shënuar një rritje të numrit të koshereve të bletëve në 519 gjatë viti 2023.

Rrjedhimisht, reduktimi i të gjallave ka sjellë më pak produkte të prodhuara. Në 2023-shin është prodhuar 70 ton qumësht më pak se në 2022-shin, në total 900 ton.

Prodhimi i mishit peshë e gjallë ka rënë në 135 mijë tonë, nga afro 140 mijë tonë të prodhuara në 2022.

Vezët janë shtuar me 128 mln kokrra.

Për ekspertët e bujqësisë dhe blegtorisë, shifrat tregojnë se duhet një ndërhyrje urgjente nga qeveria, përndryshe ndikime të rënda priten në ekonominë e vendit.

Blegtoria ka qenë në rënie të lirë vitet e fundit, shoqëruar me shumë pakënaqësi nga ana e fermerëve. Sipas tyre, skemat mbështetëse të shtetit nuk janë incentivuese dhe janë diskriminuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë