Kosova

Draghi: T’i kushtohet vëmendje serioze anëtarësimit të Kosovës në BE

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, në adresimin e tij të sotëm para Parlamentit Europian ka folur për të ardhmen e Bashkimit Europian dhe ka thënë se shpreson për një përshpejtim të procesit të zgjerimit.

Veç të tjerash, ai tha se kërkesave për anëtarësim të Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës duhet t’u kushtohet vëmendje serioze.

“Ne jemi në favor të pranimit të të gjitha këtyre vendeve. Dhe ne duam Ukrainën në Bashkimin Europian”, deklaroi kryeministri italian, Mario Draghi.

Kreu i qeverisë italiane bëri thirrje për hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe një moment të ri në bisedimet me Serbinë dhe Malin e Zi.

“Integrimi i plotë i vendeve me ambicie europiane nuk përbën kërcënim për projektin europian, por është pjesë e realizimit të tij”, u shpreh ai në këtë fjalim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë