Politike

Drafti për zonat e mbrojtura, Tabaku: Qeveria po e zëvendëson Valbonën, Thethin, Lëpushën me betonin

Një rrezik për territorin tonë dhe zonat e mbrojtura të vendit e ka konsideruar deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, projektligjin e propozuar nga partia Socialiste për ndryshimin e Zonave të Mbrojtura.

“Në kuvendin e Shqipërisë janë depozituar dy nisma të tjera, që nëse do të kalonin, do të rrezikonin në mënyrë të pakthyeshme territoret dhe zonat e mbrojtura të vendit tonë.

 Me një saktësi të orës zvicerane, mazhoranca socialiste, që pak muaj më parë iu krenua botës për shndërrimin e lumit të egër të Vjosës në Park Kombëtar. Ka propozuar një projektligj për ndryshimin e Zonave të Mbrojtura, ndërkohë që qeveria socialistë ka depozituar në kuvend një opinion të sajin për draftligjin e ligjvënësve socialistë.

Draft-ligji i propozuar nga deputetët socialistë dhe më tej mendimi i qeverisë socialiste përmes VKM, kërkon që të fshijë atë që ne e kemi konsideruar si të shenjtë; zonat e mbrojtura me të cilat i krenohemi botës dhe në të cilat ftojmë këdo t’i vizitojë”, tha Tabaku përmes një deklarate për mediat.

Drafti i dytë i propozuar, sipas Tabakut, rëndon edhe më shumë krimin ekologjik, duke i hapur rrugë ndërtimit në këto zona.

Një lëvizje e tillë, shton Tabaku, jo vetëm kundërshton angazhimin tonë ndërkombëtar dhe thyen direktivat e Bashkimit Europian, konventat e nënshkruara nga qeveritë shqiptare dërvite por i hap rrugën dhe një zhvillimi që është më shumë i dëmshëm se sa i dobishëm në ato zona.

“Qartësisht, këto propozime ligjore janë të ndërlidhura me njëra tjetrën si një rrjetë merimange. Janë lëvizje që kundërshtohen fort jo vetëm nga deputetët e opozitës, jo vetëm nga aktorët e shoqërisë civile por edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

 E kuptoj qartësisht që në kulmin e një krize ekonomike, në një situatë ku shqiptarët më shpejtë mendojnë të largohen, të flasësh për “Zonat e Mbrojtura” është mbase një luks. Por, debati sot nuk është më një çështje mjedisore, kjo më së shumti është një çështje ligjore me shqetësime të mëdha morale. Ajo flet qartësisht për vlerën e vendit tonë, për trashëgiminë tonë kombëtare dhe për angazhimin tonë të marrë përsipër pak javë më parë për një Zhvillim të Qendrueshëm dhe një qeverisje të përgjegjshme.

Shqipëria që ne duam t’i lëmë fëmijëve tanë është vendi i betonit të rezorteve në mesin e luginës së Valbonës? Thethit? Lepushës? Shqipëria që ne dëshumrojmë t’i lëmë fëmijëve tanë është ajo e betonit strategjik përgjatë lumit të Vjosës? Kanioneve të Nivicës?”, vëren Tabaku


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë