Politike

Drafti për njohjen e pensioneve Itali-Shqipëri, fillon diskutimi në komisionet parlamentare

Duke nisur nga sot, marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet në komisionet parlamentare. Në Komisionin e Jashtëm dhe me pas atë të Ligjeve pritet të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”.

Dy ministrat, ai shqiptar, Igli Hasani dhe Antonio Tajani më 6 shkurt të këtij viti firmosën marrëveshjen për njohjen e viteve të punës për pension të shqiptarëve dhe italianëve.

Marrëveshja do të zbatohet për sigurim për pleqërinë, invaliditetin, pension familjar sigurim për përfitim për sëmundjet dhe barrë-lindjen dhe sigurim i papunësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë