Ka ndodhur

DPSHTRR paralajmëron masa dhe hetime, pushohen nga puna 3 punonjës

Gazeta Si - Tre punonjës të Qendrave së Kontrollit Teknik (QKT) në Tiranë, Durrës e Vlorë janë larguar nga detyra, ndërsa është pezulluar drejtuesi i QKT-së në Shkodër.

Njoftimi është nga kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se do të largohen nga puna të githa ata punonjës të sektorit teknik në të gjitha drejtoritë e vendit që kryejnë korrupsion.

Po ashtu janë penalizuar dhe 6 punonjës të QKT-ve në Tiranë, Shkodër dhe Sarandë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë