Sociale

DPSHTRR: Çertifikata e errësimit të xhamave përmes Formularit të Deklarimit të Subjekteve, respektoni afatin!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se po verifikon dosjet e mjeteve që aktualisht janë të pajisura me çertifikatë miratimi të errësimit të xhamave. Gjatë verifikimit sipas Drejtorisë ka rezultuar se nga subjektet, për të njëjtin shërbim, janë lëshuar çertifikata ISO të prodhuesit të cilat kanë qenë afër afatit të përfundimit të vlefshmërisë, apo nuk kanë të pasqyruar siç duhet numrin e certifikimit sipas trupës akredituese që e ka lëshuar.

Sipas DPSHTRR certifikata e errësimit të xhamave nga prodhuesi duhet të përcillet përmes Formularit të Deklarimit të Subjekteve, dhe mosrespektimi i këtij afati sjell heqjen nga lista e subjekteve të licencuara që ofrojnë shërbimin e errësimit të xhamave të autoveturave, gjithashtu çertifikata duhet të përkojë me markën e filmit të deklaruar nga subjekti!

DPSHTRR thotë se praktika të tilla do të jenë objekt verifikimi nga Task-Forca e Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë