Ka ndodhur

Doza kanabisi, grirëse dhe thikë, në pranga 27-vjeçari në Himarë

Gazeta Si – Një 27-vjeçar u arrestua për shitje lëndësh narkotike, pasi shpërndante kanabis në Himarë. Policia njofton gjithashtu se është proceduar në gjendje të lirë edhe një tjetër shtetas, pasi kishte akomoduar në banesën e tij 27-vjeçarin që qëndronte në Himarë si punëtor sezonal.

U sekuestruan po ashtu doza të lëndës narkotike kanabis gati për shitje, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 grirëse për lëndë narkotike, 2 celularë, si dhe një thikë. Në dy fazat e mëparshme të këtij operacioni, u arrestuan 5 shtetas, dy prej të cilëve shtetas anglezë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë