Shendet

Doza e katërt mbron të moshuarit nga Covid-19, por imuniteti bie shpejt

Një dozë e katërt e vaksinës Pfizer uli normat e Covid-19 tek të moshuarit, por mbrojtja kundër infeksionit dukej e shkurtër. Kjo është gjetja e një studim në Izrael.
Mbrojtja e përforcuesit të dytë kundër infeksionit u pakësua pas katër javësh, treguan studiuesit izraelitë në studimin e tyre të botuar të martën në “New England Journal of Medicine”.
Mbrojtja kundër sëmundjeve të rënda nuk u zbeh gjatë gjashtë javëve pas dozës së katërt, por nevojiteshin më shumë studime pasuese për të vlerësuar mbrojtjen më afatgjatë të saj, thanë studiuesit.
Studimi mbi 1.3 milionë njerëz të moshës 60 vjeç e lart pa të dhënat nga databaza e Ministrisë së Shëndetësisë izraelite midis 10 janarit dhe 2 marsit, kur varianti Omicron ishte mbizotërues.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA-së të mërkurën e shkuar diskutoi për nevojën e një përforcuesi shtesë, një javë pasi Shtetet e Bashkuara autorizuan një injeksion të dytë përforcues për njerëzit e moshës 50 vjeç e lart mes një përhapjeje të nënvariantit BA.2 të Omicron.
Ministrat evropianë të shëndetësisë u kanë kërkuar gjithashtu qeverive të mbështesin një dozë të katërt për njerëzit mbi 60 vjeç.
Në Azi, Koreja e Jugut filloi të japë doza të katërta të vaksinave Covid-19 në shkurt dhe Singapori, ka thënë se një dozë e dytë përforcuese është planifikuar për ata të moshës 80 vjeç e lart.
Një tjetër studim nga Izraeli tregoi muajin e kaluar se, të moshuarit që morën një dozë të katërt të vaksinës Pfizer, kishin një shkallë vdekshmërie 78% më të ulët se ata që morën para 5 muajsh dozën e tretë.
Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë