Ka ndodhur

Dosja “Toyota Yaris”, SPAK kërkon konfiskimin e 3.4 mln eurove dhe pasurive të tjera

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar konfiskimin e pasurisë ndaj të hetuarve për dosjen “Toyota Yaris”. SPAK ka paraqitur kërkesën për konfiskimin e pasurive ndaj të hetuarve Klevi Cani, Edi Lika, Alban Mollaymeri, Elvis Vladi dhe Alfred Vladi.

Në kërkesën e SPAK-ut, drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkohet konfiskimi i këtyre pasurive:

-Vlerat monetare 3,432.130 euro dhe 80,000 franga zvicerane. -Një godinë banimi dy kate me sipërfaqe kati përdhe 147.6 m2, kati parë me sipërfaqe 158.5 m2 dhe truall me sipërfaqe 404 m2, mbi të cilin është ndërtuar objekti, e ndodhur në Njësinë Administrative Nr.11, Tiranë. -Pronë e paluajtshme e llojit Ranishte me sipërfaqe 140 m2, e ndodhur në fshatin Draç–Ishëm në Gjirin e Lalzit, Durrës. -Pronë e paluajtshme e llojit Toke Arë me sipërfaqe 873 m2, e ndodhur në fshatin Draç–Ishëm në Gjirin e Lalzit, Durrës.

Kërkesa e SPAK-ut vjen pas përfundimit të verifikimeve pasurore për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë