Politike

Dosja ‘Partizani’, Berisha: Dokumentet, si Rama ndryshoi destinacionin nga zonë sportive në zonë banimi. Ndihma nga Argita, solidaritet familjar      

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar përmes një konference virtuale për shtyp për mediat dokumentet që sipas vërtetojnë se ka qenë Edi Rama në detyrën e kryetarit të Bashkisë dhe jo ai që ka ndryshuar destinacionin e zonës sportive Partizani në zonë banimi.

“SPAK fshehin dokumentin zyrtar që fakton se ky ndryshim destinacioni ishte vendosur me 12.05.2006 me vendim të Këshillit Teknik të KRRT, i cili përbëhej nga 10 drejtorë të Edi Ramës dhe ajo që ishte më e veçanta e këtij vendi, ishte se ai është marrë pas asnjë kërkese të pronarëve të tokës dhe të institucioneve që administronin klubin Partizani. Ky vendim është marrë 10 ditë përpara se pronaret e tokës të lidhnin kontratë me kompaninë e ndërtimit.

Mbi bazën e këtij ndryshimi destinacioni, Edi Rama përmes Këshillit Teknik të Bashkisë përcaktonte se cila çështje hynte në rendin e ditës të KRRT

Pra, destinacionin e ndryshoi Edi Rama me datën 12.5.2006 në Këshillin Tektik të Bashkisë së Tiranës dhe pastaj 10 ditë më vonë në Këshillin e Rregullimit të Territorit, të kryesuar jo nga Sali Berisha, por nga Edi Rama.

Me këtë rast ftoj çdo shqiptar, çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij politike, të shtrojmë disa pyetje.

Së pari, çfarë e detyroi Edi Ramën të ndryshojë destinacionin nga zonë sportive në zonë urbane, pa asnjë kërkesë nga pronarët, por dhe pa asnjë kërkesë apo miratim paraprak të institucioneve që administronin dhe kishin në inventar zonën.

Kurrë një kryetar bashkie nuk mund të merrte një vendim të tillë duke shkelur çdo ligj te vendit.

Prapa këtij akti të pashembullt qëndrojnë interesa mafioze plaçkitëse të Edi Rames dhe rrethit të tij fare të ngushtë.

Tani ju ftoj, lidhur me këtë, të shtrojmë pyetjen tjetër?

A duhej pyetur, për llogari dhe leverdi të kujt vendos ndryshimin e destinacionit nga zonës sportive në zonë urbane Edi Rama, pa miratimin e institucioneve shtetërorë që kishin në administrim apo në inventar këtë zonë?

Për llogari dhe leverdi të kujt vendosi Edi Rama të ndryshojë destinacionin e zonës pa asnjë kërkesë nga pronarët?”, tha Berisha. Po pse ai nuk e ankimoi? “Edi Rama solli 6 muaj pas miratimit në KRRT, solli në KRTRSH për për të miratuar ex-lege këtë projekt me shumë të tjera! Shtoj këtu se Kushtetuta dhe Karta e Autonomisë Rajonale dhe lokale të Kongresit te Autoriteteve Vendore të Këshillit të Europës nuk lejoi ndërhyrjen e KRTRSH në vendimet e KRRT. Ndërhyrja e bërë për nyjën e Zogut të Zi, kishte skaduar aktin normativ. Një muaj pas firmosje të këtij projekti të sjellë nga Edi Rama, Gjykata Kushtetuese ndaloi çdo ndërhyrje të ekzekutivit në kompetencat urbanistike të qeverive vendore.

Shtoj këtu se Edi Rama miratoi lejen e sheshit të ndërtimit me vendimin e KRRT nr. 136 date 29.12.2007”.

Lidhur me pagesat që Jamarbër Malltezi dhe e bija Argita kanë bërë në adresë të tij qoftë për kujdes shëndetësor por edhe për mbrojtjen ligjore të tij në Britani dhe Francë, Berisha tha se ndihma ka qenë pjesë e solidaritetit familjar.

“Lidhur me shërbimet shëndetësore. Po ju rrëfej një sekret. Në të gjitha rastet në mënyrë absolute ajo ka marrë një porosi nga unë; këto shpenzime do ti marrësh nga kursimet e mi. Ajo nuk e ka zbatuar këtë porosi. Ajo ka gjykuar se këto shpenzime ti përballojë me kursimet e saj. Dhe unë i jam shumë mirënjohës për këtë, asaj, Abit dhe cilido që ka kontribuar. Ne jemi një familje me solidaritet të madh familjar, si çdo familje shqiptare. Unë nuk mund të them se do ta shtyja më tutje këtë problem, me fëmijët e mi.

Përsa i përket pagesave për avoketërit. Ato janë pagesa të cilat janë bërë ashtu siç thua ti, po duhet të kuptoni një gjë: janë të gjitha hua të 4 personave që janë në procesin e shpalljes ‘non grata’ nga lotimi korruptiv i Edi Ramës, Xhorxh Soros, McGonigal dhe jo vetëm, pranë sekretarit të Shtetit, Blinken.

Lidhur me ndonjë transferentë që ka bërë Jamarbër Malltezi, me porosi të Argita Malltezit, e cila nuk ka qenë në Shqipëri, ata i kanë zgjidhur problemin fill mbrapa dhe është çdo gjë në këtë kuadër. Pra nuk ka në mënyrë absolute asnjë shkelje ligjore”, tha Berisha.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë