Bota

Dosja Epstein/ Dëshmia e Clinton para Kongresit Amerikan: Nuk po kërkohet e vërteta, është një teatër politik

Hillary Clinton është marrë në pyetje nga anëtarë të Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, si pjesë e hetimit të tyre mbi dosjen Jeffrey Epstein, ku e cilësoi procesin ndaj saj si “teatër politik partiak”, duke e quajtur atë një fyerje ndaj popullit amerikan.

Ajo deklaroi se komisioni ka zgjedhur ta marrë në pyetje atë, pavarësisht se, sipas saj, nuk e ka takuar kurrë Jeffrey Epstein dhe nuk ka pasur dijeni për krimet e tij. Sipas Clinton, kjo po bëhet për të shpërqendruar vëmendjen dhe për të mbuluar veprimet e presidentit Donald Trump.

Clinton akuzoi komitetin se po bën pak përpjekje për të marrë në pyetje dhe hetuar personat që, sipas saj, shfaqen më të përfshirë në dosjet e Epstein.

“Ky dështim institucional është ndërtuar për të mbrojtur një parti politike dhe një zyrtar publik, në vend që kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë për viktimat dhe të mbijetuarit, si dhe për publikun që dëshiron të shkojë deri në fund të kësaj çështjeje”,u shpreh ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë