Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për personat e pandehur të dosjes së Sterilizimit.
Mes të dënuarve është edhe mjeku i njohur njëkohësisht shefi i shërbimit të kirurgjisë, Arben Gjata.
Gjata u dënua me 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar mbeten 2 vite e 4 muaj burg, por atij i pezullohet dënimi me burg dhe i konvertohet në shërbim prove për 24 muaj.
Ndërsa Klodian Rrjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë është dënuar me 6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar i konvertohet në 4 vite burg. Edhe biznesmeni Ilir Rrapaj është dënuar me 6 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar sanksioni u ul në 4 vite.
Po ashtu Marsela Serjani, ish-drejtoresha juridike e ministrisë së Shëndetësisë u dënua me 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg. Asaj i hiqet masa e sigurimit arrest në shtëpi, pasi ka shlyer dënimin.
Petret Mersini dënohet me 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar mbetet 2 vite e 4 muaj burg, por konvertohet në pezullim të dënimit me burg dhe vihet në provë për 24 muaj.
Genc Byrazeri është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg por pezullohet dënimi me burg dhe dënohet me punë në interes publik prej 80 orësh.
Naile Ajazi dënohet me 1 vit e 6 muaj burg dhe konvertohet në shërbim provë për 2 vite.
Për akuzën e grupit kriminal Klodian Rrejpaj dhe Ilir Rrapaj morën pafajësi, ndërsa u dënuan për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Një prej të pandehurve, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj po gjykohet i veçuar nga 8 të pandehurit e tjerë, pasi nuk kërkoi gjykim me procedurë të shkurtuar.
Për çështjen e “Sterilizimit”, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, akuzohet për “vjedhje, duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Ai u arrestua më 4 korrik 2024 dhe ndodhet në paraburgimin e Durrësit, pas hetimeve të SPAK-ut ndaj tij për një tjetër çështje, për akuzat e “korrupsionit pasiv”, në cilësinë e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë, SASPAC, në lidhje me fondet e Bashkimit Europian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje