Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha tha se sipas tij nëpërmjet AKSHI-t është cenuar jo vetëm siguria kombëtare por edhe aleanca e Shqipërisë me vendet partnere të NATO-s, nëpërmjet informacioneve që ato përcillnin nëpërmjet këtij rrjeti sigurie.
Sipas tij në dosjen e AKSHI-t janë veprat më të shëmtuara në historinë e kombit.
“Në dosjen e AKSHI-t janë veprat më të shëmtuara në historinë e kombit. Vjedhja e plotë dhe totale e të gjitha të dhënave të sigurisë kombëtare dhe ato që kanë lidhje me aleancën e Shqipërisë dhe vijnë nga vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Shqipërisë. Kalimi i këtyre të dhënave në duart e bandave dhe armiqve të betuar të kombit shqiptar dhe NATO-s”, tha ai.
Ai akuzoi dhe familjen e kryeministrit Edi Rama për implikimin në dosjen e AKSHI-t sipas provave të SPAK-ut.
“AKSHI ekskluzivitet total i familjes së kryeministrit”, tha Berisha.
Më tej shtoi se Rama sipas tij është përgjegjës direkt tek kjo dosje:
“Rama e ka përgjegjësinë më të rëndë se Balluku. Kopshti privat i Ramës, AKSHI, nuk është kontrolluar nga Lubi Balluku. AKSHI ka qenë ekskluzivitet total i familjes Rama. Dosja e AKSHI-t nuk është vetëm dosja e vjedhjeve të qindra milionë eurove nëpërmjet baxhanakut të tij në AKSH dhe implikimi që tregojnë regjistrimet e bashkëshortes së tij në përcaktimin e fituesve. Nuk janë vetëm pengmarrje, 3 pengmarrje, jo dy”, tha kreu i selisë blu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




