Gazeta Si – Mungesa e gjyqtarit të Posaçëm, Erion Çela, u bë shkak për dështimin e seancës gjyqësore paraprake ndaj ish-zv.kryeminisitrit, Arben Ahmetaj për dosjen “Buka sha” në Gjykatën e Posaçme.
Burime zyrtare të gjykatës bënë me dije se gjyqtari Çela është me leje.
Në këtë çështje, Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim te detyrës” gjatë procedurës së privatizimit të ndërmarrjes “Buka sha”, duke sjellë një dëm prej miliona euro në buxhetin e shtetit.
Kjo çështje vjen për të dytën herë për seancë paraprake. Në dhjetor 2024 GJKKO vendosi ta kthejë në SPAK dosjen për plotësim të hetimeve. Duke i konsideruar hetimet si jo të plota, gjyqtari i seancës paraprake, Erion Çela i la kohë dëri në 10 mars prokurorit t’i plotësojë ato, duke reflektuar në kërkesën për gjykim. Disa nga reflektimet lidhen edhe me pretendimet e ngritura nga mbrojtja e Ahmetajt.
Ndërkohë, ndaj ish-zvkryeministrit Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati në Zvicër, rëndojnë edhe 3 akuza të tjera, si korrupsion, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë në një tjetër dosje për të cilën që prej verës së 2023 është shpallur në kërkim. Vetë Ahmetaj i ka hedhur poshtë akuzat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



