Gazeta Si – Shtyhet në 12 mars procesi gjyqësor për çështjen “5D” në GJKKO ndaj të akuzuarve Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tushe, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muhametllari. Taulant Tushe nuk i pranishëm në seancë dhe përfaqësohej nga avokati.
Sipas burimeve, të pandehurit i qëndrojnë kërkesë së bërë në seancën paraprake për zhvillimin e procesit me gjykim të shkurtuar.
Seanca u shty për në datë 12 mars ora 11:30 pas kërkesës së Prokurorisë, për shkak se avokati i të pandehurit Taulant Tusha nuk kishte prokurë të posaçme për përfaqësimin e klientit të tij.
Sipas ligjit, vetë i pandehuri duhet të paraqitet në seancë pas legjitimimit të trupës gjykuese, që të pranojnë në sallën e gjyqit kërkesat paraprake.
Dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato dhe Redi Molla akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash.
Po ashtu, në gjyq është dërguar edhe Taulant Tusha, një tjetër ish-drejtor, ku akuzohet sëbashku me katër ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Tiranës për shkelje të barazisë së tenderave.
Më herët, SPAK ka konfirmuar se ish-zyrtarët Molla dhe Qato teksa mbanin pozicionin e drejtuesit të Ujësjellësit Kanalizimeve në Bashkinë e Tiranës apo të IMT, kanë qenë pronarë “de facto” të shoqërisë “5D Construction Shpk”.
Nga hetimet, ka rezoltuar që nga viti 2016, deri në vitin 2020 kanë përfituar 12 tenderë nga UKT, pra pjesë e Bashkisë së Tiranës, “Tirana Parking” dhe Klubi Sportiv SHA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.