Gazeta Si- Gjykata e Posaçme e Apeli lë në fuqi masën "arrest në burg" për ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha të akuzuar në dosjen "5D" për “korrupsion pasiv”, “fshehje pasurie” e “shkelje të barazisë në tendera”.
Të pandryshuara nga Apeli janë lënë edhe masat "detyrim për paraqitje" për Eglantina Zëre dhe Julian Zanaj. Me këtë vendim, tashmë të akuzuarit kanë të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë.
Në fund, të marsit, nëntë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës përfunduan në pranga pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme.
Urdhër-arrestet e SPAK lidhen me tenderat e Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve në varësi të saj, të fituara nga kompania “5D Konstruksion” sh.p.k., e cila njihet edhe si subjekti “Igor Elektrik” sh.p.k apo “V.A.S Konstruksion” sh.p.k.
Sipas SPAK, rezulto se Molla e Qato janë pronarët faktikë të kompanisë “5D Construction” e cila në periudhën 2016-2020 ka fituar tendera në kundërshtim me ligjin nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet në varësi të saj.
Hetimi zbuloi se ish-drejtorët, ai i Ujësjellësit, Redi Molla dhe i IKMT-së Mariglen Qato, të cilët do të hetohen duke qëndruar në burg, në harkun kohor të viteve 2016-2020 kishin favorizuar në së paku nëntë procedura tenderimi kompaninë “5D Construction”, e cila rezulton dhe me dy emra të tjerë.
Sipas SPAK, kjo kompani është e regjistruar në emra të tjerë, lidhje miqësore dhe shoqërore e të dyshuarve por që në të vërtetë pronarë të saj janë Qato dhe Molla.
Emrat e 9 personave ndaj të cilëve GJKKO ka lëshuar masa sigurie:
Eglantina Zere “detyrim paraqitje”
Enton Punavia “detyrim paraqitje”
Debora Keçi “detyrim paraqitje”
Nestor Muhametllari “detyrim paraqitje”
Julian Zanaj “detyrim paraqitje”
Albano Janku “detyrim paraqitje”
Redi Molla “arrest me burg”
Taulant Tusha “arrest me burg”
Mariglen Qato “arrest me burg”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.