Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur sot pretencën për të pandehurit e laboratorit të drogës në Has, që është një prej fraksioneve të dosjes 339.
SPAK kërkon për Gjevi Ndokën 8 vite burg, për Altin Avdylaj 6.8, Esat Mehmeti 10 vite burg, Petrit Suljemani 8 vite, Sajmir Sulejmani 8 vite, Hajri Seferi 10 vite, Orges Jahoelezi 6.8 vite, Shkëlqim Avdylaj 4 vite, Mario Zeqiri 4.8 vite, Elton Shehaj 4.8 vite, Ardit Gjyriqi 4 vite, Admir Hoxha 12 vite; Hekuran Hoxha njohur si Roni 10 vite, Vehbi Berushi 8 vite, Anila Shuti 8 vite, Xhavit Shuti dhe Famur Cela nga 12 vite.
Në tetor 2018 në seancat e zhvilluara te Krimet e Rënda në Tiranë dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë u lanë në burg 24 nga të arrestuarit, ndërsa për 10 të tjerë u ndryshua masa, nga të cilët 8 në arrest shtëpie dhe dy në detyrim paraqitje.
Koka e grupit që drejtonte laboratorin akuzohet se është Admir Hoxha, i cili është në kërkim.
Anëtarët e grupit akuzohen për “Trafik i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Pastrim parash” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Prokuroria i akuzon për trafik të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, si edhe laboratorin në Has.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




