Drejtësia

Dosja ’21 Janari’, ish-presidenti Bamir Topi paraqitet në SPAK

Gazeta Si – Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme.

Burime bëjnë me dije se thirrja e ish-kreut të shtetit lidhet me ngjarjen e 21 janarit 2011, ditën kur u vranë në shesh 4 protestuesit e Partisë Socialiste, asokohe në opozitë.

Topi do të japë dëshmi mbi dijenitë që ka lidhur me ngjarjen duke qenë se asokohe mbante postin e presidentit.

Hetimet për “21 janarin” nisën nga SPAK korrikun e vitit të kaluar, pas regjistrimit për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë.

Për këtë çështje është marrë më parë në pyetje edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Në përditësim…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë