Kombetarja

Doriva optimist para Moldavisë: Hera e parë para tifozëve tanë, fiton Shqipëria

Gazeta Si – Pas Silvinjos dhe Zabaletës, ishte radha e pjesëtarit të tretë të stafit teknik të Kombëtares, Dorival Guidoni Junior, ose thjesht Doriva, siç e njohin të gjithë. Edhe ai ka rrëfyer eksperiencën e deritanishme kuqezi për faqen zyrtare të federatës.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem në Shqipëri, është një vend shumë i bukur. Klima është e shumë e mirë, të gjithë njerëzit me të cilët punojmë çdo ditë janë mjaft të zotë. Është një vend, ku njerëzit sillen shumë mirë me të huajt. Jashtë ambienteve të punës takoj njerëz shumë të sjellshëm.

Të punosh me një ekip kombëtar është ndryshe, çdo ditë me stafin shohim videot e ndeshjeve dhe lojtarëve. Në grumbullim është diçka tjetër, sepse duke stërvitur çdo ditë lojtarët dhe duke folur me ta nga afër, është diçka që një ish-futbollist e pëlqen shumë”, – shprehet braziliani.

Doriva ka shumë besim se Kombëtarja do të bëjë një paraqitje të mirë para tifozëve të saj, duke marrë 3 pikët: “Grumbullimi i parë për ndeshjen me Poloninë ka qenë shumë i mirë, kemi lojtarë shumë të mirë që punojnë fort. Jemi shumë të emocionuar për ndeshjen e radhës me Moldavinë.

Është hera e parë që luajmë para publikut tonë në Tiranë. Është diçka krejt tjetër të luash në shtëpi. Kam besim se do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë, në mënyrë që ta fitojmë këtë sfidë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë