Politike

Doris Pack: Referendum për Teatrin

Aktorëve dhe qytetarëve që protestojnë prej muajsh në mbrojtje të Teatrit Kombëtar këtë të diel iu bashkua edhe ish-eurodeputetja gjermane, Doris Pack. Në një bashkëbisedim me ta, Pack tha se nuk e kuptonte arsyen se përse Edi Rama kërkon të shembë godinën.

“Nuk e kam kuptuar asnjëherë pse kryeministri do t’ja heqë kryeqytetit Teatrin Kombëtar. Ata nuk kanë marrë një vendim të konsultuar, qeveria e mori vendimin vetëm me qëllimin për ta shkatërruar dhe ndërtuar aty kulla. Unë them që qytetarët e Tiranës duhet të jepnin mendimin e tyre se çfarë do të donin të ndodhte me teatrin, përmes një referendumi”, tha ajo.

Pack kërkoi që në kauzën për mbrojtjen e teatrit të bashkohen më shumë qytetarë. Ajo e cilësoi një të paqshme që kërkon të ruhet trashëgimia kulturore për brezat e ardhshëm.

https://www.facebook.com/mbroteatrin/videos/356498714981451/

Sa i takon qeverisë, ish-eurodeputetja i jep një këshillë. Ajo propozon mbajtjen e një referendumi që të vendosin qytetarët se çfarë duhet të bëhet me Teatrin Kombëtar, të shembet apo jo, ndërsa një thirrje e paati për përfaqësitë diplomatike ndërkombëtare në Tiranë.

“Kam një apel për të gjitha Ambasadat dhe ambasadorët se ata duhet të jepnin përgjigje se çfarë do të bënin për të njëjtën çështje në vendet e tyre”, shtoi ajo.

Doris Pack njihet si një mbështetëse e fortë e opozitës shqiptare. Ajo mori pjesë në tryezën e organizuar nga Lulzim Basha ditën e shtunë, ku u fol për platformën e demokratëve për qeverisjen e vendit. Gjithashtu, kjo nuk është hera e parë që ish-eurodeputetja flet kundër prishjes së Teatrit, ndërkohë që në të shkuarën ka folur me tone edhe më të drejtpërdrejta ndaj qeverisë së socialistëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë