Lojëra me Dore

Dorëzohet Zverev… Sinner bën historinë

23 vjeçari kaloi Nicola Pietrangeli-n si italiani i parë (për meshkuj dhe femra) që fiton tre turne “Grand Slam” në konkurimin tek. Me krahët lart, Jannik Sinner celebroi mbrojtjen e titullit në aktin e fundit të “Australian Open 2025”. Mes clirimit kombinuar me euforinë italiani festoi fitoren e 21 rradhazi në çimento. Jannik Sinner bëri që Finalja e të parit “Grand Slam” sezonal të dukej e thjeshtë pas shifrave 6-3, 7-6(4), 6-3 përballë numrit 2 në Botë, Alexander Zverev. Si për ti vënë vulën, dominimi i numrit 1 nuk i la asnjë mundësi  Zverev për të fituar të parin titull të tillë, për më tepër asnjë “break point”.

Numri 1 ishte konsistent, i pamëshirshëm dhe i ftohtë duke pasuruar trashëgiminë e tij përkrah Carlos Alcaraz. Italiani u bë tenisti i 8 në “Open Era” që fiton 3 finalet e para në turne madhorë pas Jimmy Connors, Bjorn Borg, Stefan Edberg, Gustavo Kuerten, Roger Federer, Stan Wawrinka dhe Alcaraz. Në krye të tyre, 23 vjeçari është i pari që mbron titullin në “Grand Slam” pas Rafael Nadal në “Roland-Garros” 2005-2006. Sinner barazoi rekordin për numrin më të madh të fitoreve si Nr. 1 në 50 ndeshjet e para. 47 aq sa Borg dhe Connors, 1 më shumë se Federer duke qënë në elitë për një arësye. I pesti tenist që fiton tre Finale rradhazi në çimento pas McEnroe, Lendl, Federer dhe Djokovic. Si dhe i 15 në “Open Era” që fiton më shumë se 1 turne në “Australian Open”. Italiani dominion terrenin e  fortë që prej “US Open 2024”, por rezultati i tij më i mirë në “Roland-Garros” dhe “Wimbledon” nuk shkon më larg se ½ finalet. Duket se ka ardhur koha që ai të spikasë në dheun e kuq dhe në bar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë