Nga Gazeta ‘Si’- Një ditë para Asamblesë së Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet qeveria e re, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen.
Dorëheqja e Dredhës pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme.
Ajo vjen në një moment kyç për Partinë Socialiste, e cila po përgatitet për prezantimin e kabinetit të ri qeverisës dhe rifokusimin e axhendës politike për mandatin e ardhshëm.
Nuk dihen ende arsyet e sakta që çuan në këtë vendim të papritur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




