Nga Gazeta ‘Si’ – Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi është dorëhequr nga detyra. Vendimi ka ardhur ditën e sotme, ndërsa Klosi qëndronte në këtë detyrë prej të paktën 3 vitesh.
Ndaj Klosit ka pasur një hetim nga SPAK, pas dy denoncimeve të PD-së.
Zyrtari i lartë i Tatimeve, Ceno Klosi po hetohet nga SPAK për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”.
Ceno Klosi u emërua drejtor në tetor të vitit 2021, ku zëvendësoi Delina Ibrahimaj, aktualisht ministre e Shtetit për Sipërmarrjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.