Politike

Dorëheqje e parevokueshme apo do kërkojë votëbesim? Basha pa vendim, por pranon humbjen: Jemi në proçes reflektimi e analize  

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha për mediat se përgjegjësia për rezultatin e 6 marsit do të nisë nga ai i pari por nuk sqaroi se çfarë konkretisht. Ndryshe nga deklarata e dy ditëve më parë,

Basha la te kuptoje ndër radhe se kishte humbur, sa kohë që foli për analize të thellë pas 6 marsit

I pyetur nëse do të hapet garë për kryetarin, Basha u përgjigj:   

“Nëse unë tani paragjykoj se çfarë do të ndodhë pa folur me bashkëpunëtorët, me njerëzit. Aktualisht që flasim kryetarët e degëve kanë kontakt me strukturat në bazë, edhe deputetët po kështu. Pra, ne jemi në një proces reflektimi dhe që reflektimi të bëhet ashtu siç duhet, në radhë të parë të respektojmë ata njerëz të cilët kanë mendimet e tyre, sjellin mendimet e të tjerëve.

Prandaj jemi në një proces që nisi që ditën pas 6 marsit, një proces që vazhdoi ditën tjetër dhe do të vazhdojë në ditët e ardhshme. Pra, është një proces i thellë reflektimi me një synim: Interesin më të mirë të demokratëve.

Sepse duket qartë që një nga arsyet kryesore është përçarja dhe konflikti mes nesh. Unë jam gati të bëj çdo gjë në interesin më të mirë të Partisë Demokratike. Por, duhet të keni pak durim se t’i paraprijmë gjërave kur jemi në një proces reflektimi”, tha ai

Basha tha se çfarë është bërë deri më tash pas rezultatit në gjashtë bashki.

“Siç ua thashë që ditën pas 6 marsit ne kemi mbledhur strukturën e parë sepse ndodhi që e hëna ishte ditë parlamenti, mblodha  të nesërmen Kolegjin e Kryetarëve, do të mbledhim edhe Kryesinë ndërkohë vetë Kolegji i Kryetarëve ka dashur të jetë në kontakt me strukturat, deputetët kanë kërkuar të jenë në kontakt me strukturat.

Pra, jemi në një proces reflektimi të brendshëm, disa prej tyre kanë kërkuar edhe analizë specifike për 6 bashkitë.

Ju siguroj që demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre, Partia Demokratike do të dalë nga ky proces e fortë dhe e bashkuar.

Ky është synimi dhe në funksion të saj që padiskutim që  detyra dhe përgjegjësia e parë është e imja dhe unë jam i gatshëm të ndërmarr çdo hap që Partia Demokratike të jetë e fortë, e bashkuar dhe të dali nga 6 marsi, nga humbja e 6 marsit të mos humbi mësimin e madh  të 6 marsit që është domosdoshmëria për të qenë sa më të fortë dhe sa më të bashkuar përballë këtij regjimi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë