Politike

‘Dorëheqja është detyrim’, zbulohet slogani i PD për protestën e 11 shkurtit

Një javë para protestës së 11 shkurtit, Partia Demokratike ka publikuar sloganin e tubimit.

Me mbishkrimin “…Dorëheqja është detyrim”, PD fton shqiptarët të bashkohen “për t’i dalë zot Shqipërisë”

“Në dritën e fakteve të forta: Duke parë se Edi Rama është gati të rekrutojë agjentë të lartë të partnerit strategjik, SHBA, për të zhdukur opozitën e vendit, pluralizmin, duke qenë se ai përbën një turp dhe rrezik për stabilitetin e vendit. Duke qenë se ai po e shpopullon Shqipërinë. Duke qenë se ai rri në pushtet me zgjedhje të vjedhura, me para të krimit dhe patronazhistë; duke qenë se ai sipas KLSH ka vjedhur në 9 muaj 1.1 mld euro të shqiptarëve. Ju ftojmë të bashkoheni më 11 shkurt ora 12:00, t’i dalim zot Shqipërisë, pluralizimit, votës së lirë dhe demokracisë së vendit tonë”, thuhet ndër të tjera në këtë slogan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë