Ngjarje

Dorëheqja e tretë brenda vitit, Florenc Spaho largohet nga drejtimi i QSUT-së

Nga Gazeta Si- Vala e dorëheqjeve në QSUT vazhdon! Florenc Spaho, 2 muaj pasi u emërua drejtues i QSUT, ka dhënë dorëheqjen. Ndërkohë nuk dihen ende arsyet e largimit të tij.

Para Spahos, ishte Donjeta Bali e cila gjithashtu dha dorëheqjen 2 muaj pasi u emërua drejtuese. Bali zëvendësoi Alma Canin.

Edhe Cani si pasardhësit e saj dha dorëheqjen, por 14 muaj pasi u zgjodh në krye të detyrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë